Home / roze / Rrëfimi shokues i mikeshës së Marilyn Monroe

Rrëfimi shokues i mikeshës së Marilyn Monroe

Judy Garland dhe Marilyn Monroe, dy superyje të ditëve të tyre, kanë qënë mjaft shoqe dhe konfidente dhe kanë ndarë bashkë shumë gjëra, sipas librit të ri të bashkëshortit të tretë të Judy, Sid Luft.

“Judy dhe unë- kujtimet”, është libri që Luft e la të papërfunduar para se të ndërronte jetë në 2005. Revista People ka zbuluar detaje të reja të shoqërisë së dy femrave të njohura të kohës, dhe që janë botuar në këtë libër.

Rrëfimi shokues i Garland është se Monroe i kishte kërkuar asaj ndihmë para se të vdiste aksidentalisht nga overdoza në 1962.

Sipas Luft, vdekja e Monroe ishte “një shqetësim i veçantë për Judy që kur Marilyn ishte një nga shoqet e saj në telefon gjatë viteve të pagjumësisë”.

Libri përfshin gjithashtu dhe një artikull të shkruar nga Garland për Monroe në Ladies Home Journal më 1967, ku tregon një bisedë të zhvilluar mes tyre.

Në artikull Garland përshkruan një festë në Hollivud ku Monroe i rinte gjithmonë nga pas. “Nuk dua të largohem shumë nga ty. Jam e tmerruar!”, i ka thënë ikona e bukurisë e të gjitha kohërave.

I thashë: “Jemi të gjithë të tmerruar, edhe unë gjithashtu!”
“Nëse mund të flasim… unë e di që ti më kupton”, i ka thënë Marilyn.

I thashë: “Ndoshta dhe të kuptoj. Nëse je e frikësuar më telefono dhe hajde. Ne do të flasim”.

Por në fakt ato nuk folën kurrë.

Siç dhe shkruante Garland: “Ajo vajzë e bukur ishte e frikësuar nga vetmia, e njëjta gjë që kisha frikë dhe unë. Njësoj si unë, ajo përpiqej të bënte punën e saj, zbukuronte jetën e disa njerëzve, por Marilyn dhe unë nuk e patëm kurrë shansin të flisnim. Më duhej të ikja në Angli dhe nuk e pashë më atë ëmbëlsirë, atë vajzë të dashur. Do të doja shumë të kisha mundësi të flisja me të natën që vdiq”.

“Nuk mendoj se Marilyn ka dashur vërtetë të dëmtojë veten. Kjo ndodhi pjesërisht për shkak se ajo kishte shumë ilaçe dhe ishte braktisur nga miqtë. Nuk duhej t’i ishte thënë se ishte komplet e papërgjegjshme dhe të lihej vetëm me një mal me ilaçe. Është shumë e lehtë të harrosh. Mund të kesh marrë një grusht me ilaçe gjumi dhe të çohesh pas 20 minutash dhe të kesh harruar që i ke pirë. Kështu që pi dhe ca të tjera dhe më pas e kupton se ke pirë shumë”, ka thënë më pas Garland në një tjetër shkrim për vdekjen e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: