Home / Ekonomia / Nis rikonstruksioni i urës së Zvërnecit

Nis rikonstruksioni i urës së Zvërnecit

The_monastery_of_Zvernec-526x350Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ka marrë masa të menjëhershme për fillimin e punimeve për riparimin e urës së Zvërnecit, që lidhet me ishullin ku gjendet Manastiri i Shën Mërisë. Ky manastir shërben si një vend pelegrinazhi për shumë turistë të huaj dhe vendas që janë admirues të natyrës dhe veprave të kultit. Skuadra me profesionistë të MZHUT-së është në terren dhe do të mbikëqyrë e koordinojë projektin e rikonstruksionit të kësaj ure. Ky projekt do të financohet nëpërmjet Qeverisë Shqiptare nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, pranë MZHUT, dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ndërsa gjithë procesi do të mbikëqyret nga MZHUT.

Ura e Zvërnecit e dëmtuar rëndë nga shkaqe natyrore, iu nënshtrua një riparimi të shpejtë para festës religjoze të Shën Mërisë që përkonte me datën 14 gusht.

“Rikonstruksioni do të jetë më i plotë dhe sigurisht, i qëndrueshëm në kohë”, bëjnë të ditur burime nga MZHUT.

Leave a Reply

%d bloggers like this: