Home / Keshilla / Këto janë pijet që ju ndihmojnë të nisni një ditë të mbarë dhe të jetoni më gjatë

Këto janë pijet që ju ndihmojnë të nisni një ditë të mbarë dhe të jetoni më gjatë

Ajo çfarë hidhni në filxhan çdo mëngjes mund të ketë një ndikim në jetëgjatësinë tuaj. Nuk po flasim për lëng kumbulle apo përzierje të tjera frutash. Ja cilat janë tre pijet që ju ndihmojnë për të jetuar më gjatë e për ta nisur ditën sa më mbarë:

1-Çaji
Studimet e publikuara nga Annals of Epidemiology sugjerojnë se çaji jeshil ul rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Megjithatë mund të zgjidhni për të pirë atë që pëlqeni më shumë pasi çdo çaj përmban antioksidantë dhe sjell përfitime shëndetësore.

2- Kafja
Sipas studimeve të Harvard njerëzit të cilët konsumojnë vazhdimisht kafe jetojnë më gjatë.Rezultatet treguan se kafja e mbron trupin nga dëmtimet në muskuj, kanceri dhe ataku në zemër.

3- Uji
Nuk ju pëlqen kafja apo çaji? Nuk ka problem! Mbushni një gotë me ujë çdo mëngjes dhe shtojini pak limon nëse mundeni. Shkencëtarët sugjerojnë të pini 5 gota ujë në ditë pasi kështu ulni rrezikun për tu prekur nga ataku në zemër. Kur trupi juaj nuk merr mjaftueshëm ujë, ai nis të ruajë ujin duke limituar urinimin dhe merr ujë nga zona jo jetësore të trupit. Kjo përshpejton plakjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: