Bota

Poroshenko dhe Putin dakort për një armëpushim në Lindje

ee1-564x350 Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, dhe ai rus, Vladimir Putin, arritën në një marrëveshje armëpushimi të përhershëm në lindjen separatiste të Ukrainës, njoftoi sot presidenca ukrainase në përfundim të një bisede telefonike mes dy krerëve.

“Presidenti ukrainas bisedoi me presidentin rus për një armëpushim të plotë. Ata arritën në marrëveshjen e një armëpushimi në rajonin e Dombasit”, sipas kësaj komunikate.

Pas një serie suksesesh, ushtria ukrainase humbi terren javën e fundit ndërkohë që Kievi dhe Perëndimorët dënojnë vendosjen e trupave ushtarake dhe të armatimeve të rënda ruse në lindje të Ukrainës, ndërkohë që Moska përgënjeshtron.

Shpallja e armëpushimit vjen një ditë para mledhjes së NATO-s në përfundim të së cilës presidenti ukrainas duhet të takojë homologun e tij amerikan, Barack Obama, dhe më 18 shtator do të shkojë për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button