Home / Bota / Të paktën 11 të vdekur dhe 27 të zhdukur për shkak të rreshjeve të dendura

Të paktën 11 të vdekur dhe 27 të zhdukur për shkak të rreshjeve të dendura

ee370-468x350Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 27 janë shpallur të zhdukur pas rreshjeve të dendura në qytetin Chongqing, në jugperëndim të Kinës, duke shkaktuar shëmbjen e mijëra shtëpvive, njoftoi sot agjencia zyrtare për shtyp “Kina e Re”.

“Rreth 400 mijë persona u evakuan”, sipas “Kina e Re” që citon pushtetin vendor.

Në rajonin Fengjie, në Yangtze, rrëshqitja e tokës ka krijuar dy gropa të thella ku niveli i ujit rritet me një metër në orë, sipas përgjegjësve rajonal të kontrollit të përmbytjeve.

Mes persoanvae të zhdukur figurojnë 11 minorenë që kanë ngecur që prej ditës së hënë për shkak të rrëshqitjes së tokës, sipas agjencisë zyrtare.

Agjencia theksoi gjithashtu se gjithsej ishin shëmbur 2 251 shtëpi nën efektin e shirave dhe përmbytjeve dhe 25 mijë të tjera kishin përusar dëme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.