Home / Politika / “Nuk dorëzohem nga asnjë lloj presioni. As nga zoti Rama, as nga zoti Berisha… nga zoti Basha sigurisht që jo”

“Nuk dorëzohem nga asnjë lloj presioni. As nga zoti Rama, as nga zoti Berisha… nga zoti Basha sigurisht që jo”

Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një bashkëbisedim me gazetarët një ditë pas shkarkimit të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, deklaroi se “çdo ministër ose ish-ministër që ka fakte, duhet të ndjekë rrugën institucionale”.
“Erisa Xhixho dhe Luan Rama folën shumë qartë në lidhje me çështjen e Manjanit. Unë dua të përqendrohem të problemet e rëndësishme që ka vendi. Të hedhim sa më pak shashka sepse njerëzit janë lodhur. Çdo ministër ose ish-ministër që ka fakte, duhet të ndjekë rrugën institucionale”, deklaroi Meta, i cili shtoi se pranimi i shkarkimit të Manjanit nuk ishte një dorëzim ndaj presionit të kryeministrit Edi Rama.
“Nuk dorëzohem nga asnjë lloj presioni. As nga zoti Rama, as nga zoti Berisha… nga zoti Basha sigurisht që jo”, tha Meta.
Të përqendrohemi te problemet e reformat. Ky është vizioni i LSI-së dhe mesazhi i saj. Kush del këtij mesazhi parimor e konstruktiv, mban përgjegjësi. Shqetësimet e Kokës janë ngritur në rrugë institucionale dhe kjo është e vetmja rrugëzgjidhje pozitive dhe që i shërben mbarëvajtjes së koalicionit. Probleme ka dhe brenda forcës politike, por çështja e koalicionit është një përgjegjësi që buron nga detyrimi ynë për votat e qershorit të vitit 2013 për të bashkëqeverisur me PS-në në bazë të një marrëveshjeje. LSI-ja i ka qëndruar pikë për pikë kësaj marrëveshjeje. Kur përfaqësues të LSI-së nuk i kanë qëndruar asaj marrëveshjeje, LSI-ja ka reflektuar”, u shpreh kreu i LSI-së.
Meta nënvizoi gjithashtu se, “nëse PS ose PD do të kenë 71 mandate, LSI-ja do të dalë në opozitë menjëherë”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: