Home / roze / Trump fut në sherr këngëtaret

Trump fut në sherr këngëtaret

Rihanna dhe Azealia Banks janë përfshirë në një sherr në rrjetet sociale për shkak të Donald Trump. Zënka mes tyre ka nisur për shkak të urdhrit të Trump, i cili ndalon qytetaret e vendeve myslimane të futen në Amerikë.

“E neveritshme. Ky lajm është shkatërrues. Amerika po shkatërrohet para syve tanë. Çfarë derri i pamoralshëm mund të jesh të të implementosh një urdhër të tillë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Banks, e cila është një mbështetëse e Trump, ka reaguar menjëherë në një mënyrë agresive, duke shkruar: “Jo. Ky është një budallallëk dhe i gabuar. A është ajo amerikane? A mund ajo të votojë?”.

RiRi i është kundërpërgjigjur menjëherë duke postuar një fotografi të sajën, ku shihet duke fryrë buzët dhe bashkangjitur shkruan: “Kjo është fytyra që bën kur je emigrant”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: