Home / Politika / Rama takon Metën, ulen së bashku një ditë pas “71”

Rama takon Metën, ulen së bashku një ditë pas “71”

Rreth orës 11:00, në selinë e Kryesisë së Kuvendit ka nisur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Takimi i dy drejtuesve të koalicionit vjen një ditë pasi të dy përmendën numrin 71.

Pak minuta para këtij takimi, në zyrën e Metës ishte ministri Lefter Koka, një nga zërat që ka kritikuar fort policinë dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Ky i fundit, gjatë një aktiviteti ku ishte së bashku me ministrin Saimir Tahiri, i pyetur për akuzat e Kokës, tha se nuk merret me deklarata, por me punët e qytetit dhe se përgjigjen do ta japë në zgjedhje.

Ndërkohë, nuk ka informacione në lidhje me bisedën e zhvilluar në zyren e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Por, takimi vjen një ditë pasi Meta deklaroi se nëse PS-ja do të kishte 71 vota, LSI-ja do ishte në opozitë.

Pasditen e së martës, Edi Rama iu përgjigj për herë të parë provokimit të Ilir Metës për numrin 71 të mandateve. Burime brenda mbledhjes së kryesisë i cituan Top Channel thënien e kryeministrit, sipas së cilës, Partia Socialiste, PDUI dhe FRD e Bamir Topit, me votat e vitit 2013 dhe pa LSI, i kalojnë edhe sot 71 mandatet. Për Ramën, aleanca me LSI është për reformat dhe jo për numrat, një deklaratë që tenton të relativizojë 20 mandatet e Ilir Metës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.