Home / Moda / Moda- E verdha, protagonistja e pranverë-verë 2017

Moda- E verdha, protagonistja e pranverë-verë 2017

Pasarelat pranverë -verë 2017 nuk i lënë hapësirë as dyshimit më të vogël: e verdha është një nga nuancat protagoniste të sezonit të ri.

Një tendencë e gjallë, energjike dhe pozitive, që shfaqet në disa nuanca të ndryshme, të gatshme për të kënaqur të gjitha shijet e stilistët më të dëshpëruar. E nxehtë dhe intriguese nga Chloe, delikate dhe pastel për Hermes.

Nëse e gjithë veshja juaj ju duket e tepruar, zgjidhni vetëm një veshje ose një aksesor për të ndriçuar me një sens të humorit të mirë edhe në ditën më të errët.

Si ta kombinoni të verdhën

E verdha është një nuancë e lehtë për t’u kombinuar , kjo nuk është më një sekret. Për mos të gabuar ja disa kombinime për të provuar. Për sezonin e bukur një nga ngjyrat që mund ta kombinoni të verdhën është e bardha, për një rezultat të shkëlqyer dhe super shik. Në versionin okër ose mustardë , nuanca nga më të dashurat, kombinohet në mënyrë perfekte me ngjyrën e lëkurës.

Nëse ju pëlqen kontrastet e mprehta, përzierja e përsosur është me nuanca të tilla si blu ose vjollcë, ose, nëse preferoni hijet pastel, zgjidhni rozën lejlja dhe blunë. Për të shmangur është kombinimi me të kuqen dhe të zezën.

Revista Grazia ka zgjedhur disa kombinime, që të frymëzoheni nag e verdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.