Home / Kronika / Tenton vetëvarjen në qeli babai i dënuar për përdhunimin e së bijës 15-vjeçare

Tenton vetëvarjen në qeli babai i dënuar për përdhunimin e së bijës 15-vjeçare

Ka tentuar t’i japë fund jetës në burg, Fatos Gurakuqi, i dënuar me 10 vjet burg, për përdhunimin e vajzës së tij 15-vjeçare.

Mësohet se ai u ndalua në momentin kur po përdorte një çarçaf për t’u varur brenda qelisë.

Ishte prova e ADN ajo që fundosi Gurakuqin, edhe pse ai nuk i pranoi asnjëherë akuzat, por akuzoi gruan dhe vajzën se ishin ato që i kishin kurdisur kurthin me qëllim që ta hiqnin qafe.

Policia shkencore nëpërmjet analizës së AND-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.