ParlamentarePolitika

Blushi: Rama po shkatërron LSI-në… me ndihmën e Metës

Kryetari i LIBRA, Ben Blushi deklaroi në seancë plenare se kryeministri Edi Rama “po shkatërron LSI-në, me ndihmën e Ilir Metës”.

“Rama po shkatërron LSI-në me ndihmën e Ilir Metës. Ka aftësi shkatërruese perfekte dhe këtë ia njoh. Ilir Meta është bashkëpunëtor i ngushtë në cënimin e stabilitetit të kësaj republike. Meta flet me gojën e të tjerëve, por vetë kur do flasi? Për të thënë që koalicioni nuk funksionon dhe kosto është papunësia, kanabisi, korrupsioni, mungesa e integrimit dhe reforma në drejtësi që po kthehet në amnisti”, tha Blushi.

“Meta vetëm 71 thotë, duke treguar se koalicioni i “Rilindjes” është vetëm numra dhe jo punë”, shtoi Blushi.

Kreu i LIBRA-s nënvizoi se konflikti brenda koalicionit ka bërë që shteti të mos funksionojë më.

“Shqipëria është e zhytur në kaos dhe mungesa e rregullit është i vetmi rregull. Shteti nuk funksionon më. Si mund të funksionojë kur ka akuza nga brenda qeverisë. Administrata nuk punon kur koalicioni grindet. Kjo është për fat të keq republika jonë e kaosit”, u shpreh Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button