ParlamentarePolitika

Degjeneron seanca plenare, deputetët e PD “rrethojnë” Tahirin në foltoren e Kuvendit

Tensionohet situata në Parlamentin e Shqpiërisë. Fjala e ministrit Saimir Tahiri ka ndezur deptuetët e PD-së të cilët e kanë rrethuar në foltoren e Kuvendit.

Ka mjaftuar deklarata e Tahirit, që gjysma e sallës së Parlamentit nuk e do reformën në drejtësi (duke e pasur fjalën për PD-në), dhe bën cdo gjë për të mbrojtur sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, që deputetët Jozefina Topalli, Paloka e të tjerët me rradhë të kërkojnë shtyrjen e seancës dhe e rrethuan Tahirin në foltore.

(Kur hyn Berisha në sallë) Tahiri-Berishës: Bëmë baba të të ngjaj.. thuaj atij djaliy të shkojë në komision të përgjigjet cfarë ka bërë nën lëkurën tënde, shko vetë atje jep llogari lër edhe tët bir të japë llogari. Kjo është Shqipëria që nuk duan shqiptarët.

Jashtë kësaj salle ka shqiptarë normalë që presin të dëgjojnë zgjidhjen reale.

Ketu ka disa që i zë goja lesh me akuza dhe fyerje, shkoni në prokurori tregoni që jeni ithtarë të shtetit ligjor, nëse doni realisht të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe keni pretendime për mua, Ramën, Ditmirin, Benin, tjetrin e tjetrin shkoni në Prokurori.

Ka gjyqtarë të emëruar medemek shorti që në KED nga KED dhanë dorëheqjen.

Nderhyn Topalli

Leskaj: Nëse keni ardhur me plan të prishni seancën kjo është tjetër gjë, lëreni ministrin të flasë. Uluni qetësohuni.

Tahiri: Qytetarët e kanë të qartë që ky parlament ka një bast e nëse ndahet më dysh, nuk ndahet për shkak të pasurisë, apo varfërisë, ndahet me dysh vetëm për shkak të drejtësisë.

Ka një gjysmë që nuk do reformën në drejtësi dhe ka një anë tjetër që e do reformën, këtu në këtë sallë ka ca njerëz që mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ka disa të tjerë që duan të bëjnë drejtësi, ka që janë të gatshëm të bëjnë edhe zhurmë në parlament mjafton të mbrojnë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Deputetet demokrate cohen dhe rrethojne Tahirin ne foltore

Leskaj: Pse mërziteni kur përmendet reforma në drejtësi, kërkojeni fjalën dhe thuajeni mendimin tuaj, mos u mërzisnipse ta dnërpres seancën se ke dalë ti aty? S’ka arsye…

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button