Kosova

VV: Komuna e Shtimes vazhdon me punësimin e militantëve partiak në arsim

vv-komuna-e-shtimes-vazhdon-me-pun-euml-simin-e-militant-euml-ve-partiak-n-euml-arsim_hdLëvizja Vetëvendosje vlerëson se Komuna e Shtimes po vazhdon me punësimin e militantëve partiak në arsim.

Lexojeni të plotë reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje:

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal në Shtime nga Drejtoria për Arsim na u prezantua një raport për përgatitjet e vitit të ri shkollor. Raporti ishte jashtëzakonisht i shkurtër dhe i mangët dhe nuk përfshinte gjendjen teknike në shkolla, gjë që është kërkuar nga opozita të raportohet. Në raport janë treguar sukseset e nxënësve, suksese këto tejet të dobëta me vetëm 24.37% kalueshmëri.

Çështje tjetër për t’u brengosur ishte konkursi për mësimdhënës që është hapur dhe emrat të cilët u pranuan janë kryesisht të afërm të partisë në pushtet, përderisa janë anashkaluar kuadri adekuat në disa lëmi vetëm për shkak që janë në subjekte të tjera.
Me gjithë renovimet që janë bërë nëpër shkolla, prapë gjendja është e keqe. Ka shumë ankesa që shkolla Emin Duraku ende kundërmon për shkak të mosfunksionalizimit të kanalizimit. Ende ka plasaritje nëpër çati dhe mure të dëmtuara.

Ne si Lëvizje jemi mjaft të shqetësuar edhe me renovimet që kanë filluar në disa shkolla një muaj para përfundimit të vitit shkollor, dhe po zgjasin ende, duke e shtyrë kështu fillimin e procesit mësimor.

Në këtë mbledhje gjithashtu u prezantua edhe draft-plani strategjik për arsimin parafillor, fillor e të mesëm, i cili e ka të pamundur të zbatohet nëse shohim gjendjen aktuale të rënduar në arsimin e Komunës sonë.

Për këto dhe shumë arsye, ne si Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime kemi ngritur shqetësimet tona disa herë në Kuvendin Komunal, por gjithmonë kemi hasur në vesh të shurdhër të pozitës.

Ne kërkojmë që urgjentisht të reformohet arsimi në Komunën tonë, të departizohet dhe të bëhet punësimi sipas kualifikimit dhe meritave.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra në Shtime, do të angazhohet nga opozita që të ndikojë në përmirësimin e gjendjes në arsimin e kësaj Komune, përmes Alternativës së saj qeverisëse ku arsimi është prioritet.

Për këto arsye Aktivistët e Qendrës së Shtimes gjatë ditës së martë ndërmorën një aksion simbolik në qytet. Ata shpërndarë fletushka për “kriteret” e vërteta të Konkurseve në Komunën e Shtimës.

Pra, të drejtë Konkurimi kanë këta kandidatë: familjarët e personave të rëndësishëm të PDK-së dhe militantët partiakë të PDK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button