Kosova

Rama në Kosovë: Procesi ndaj Haradinajt do përfundojë ashtu si duhet

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Rama është takuar me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku ka deklaruar se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është një proces tërësisht i tepërt dhe se ky është fillimi i një pune të përbashkët të dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe që i përket të shkuarës.
Rama tha se procesi ndaj ndalimit të kreut të AAK-së do përfundojë ashtu siç duhet, ndërsa me përfaqësuesit e AAK-së, kanë diskutuar për situatën në tërësi dhe sfidat e përbashkëta.

“Unë uroj dhe besoj që procesi i Ramushit do të jetë përfundimi që ne duam. Nuk është fundi por fillimi i një pune të përbashkët i dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe që i përket të shkuarës dhe na shfaqen në këto forma që na kujtojnë që e shkuara është një kërcënim për ne, ta bëjmë të shkuarën të pakthyeshme”, tha ai.

Kurse, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka falënderuar kryeministrin Rama për angazhimin pas ndalimit të Haradinajt në Francë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button