ParlamentarePolitika

Topalli, thirrje opozitës: Qeveria ka rënë, të bëjmë mocion mosbesimi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, teksa kërkoi fjalën e saj për replikë, me tone të ashpra u bëri thirrje kolegëve të saj demokratë që të bëjnë mocion mosbesimi qeverisë, pasi kjo e fundit sipas saj ka rënë.

Ajo pyeti deputetët e pranishëm se pse nuk ndodhen në sallën e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri apo dhe ministrat e LSI-së.

Po ashtu, ish-kryetarja e Kuvendit u ndal dhe tek çështja e këtyre ditëve, mosarrestimi i Klement Balilit, ndërsa me ironi pohoi se ai do të kapet kur të mbush 78 vjeç, si filmat me mafie që sheh kryeministri.

“Tre momente shumë shkurt; unë nuk mendoj se mund të ketë seancë pas kësaj, mocion mosbesimi pasi qeveria ka rënë. Në ata merren me 71 mandata, apo 81, ne bëjmë mocion. Kemi të bëjmë me aksione banditeske. Kam një thirrje për ata që dje pushuan nga puna tre kompozitor, Edmond Xhulali, Shpëtim Saraçi dhe Alfred Kaçinari, janë krenaria e kombit shqiptar, s’kanë pse shkarkohen. Balili nuk kapet. Ai pret që ta kapë 78 vjeç Balili e më pas ta kapë. Po si mund të shkarkohen tre mjeshtrit më të mëdhenj? Reagoni ju që keni shkollë dhe jo ata që s’kanë. Ju qe keni dëgjuar këngët e këtyre artistëve. Ku është kryetari i parlamentit? Ku janë ministrat e LSI? Pse nuk vinë? S’kanë kurajo të përballen?”, tha Topalli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button