Te ndryshme

Kirurgia 90 vjeçare që as e ka ndërmend të tërhiqet

Ajo është kirurgia më e vjetër në botë që është ende në punë dhe mbush 90 vjeç me 10 mijë operacione të kryera. Por Ilyinichna Levushkina nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Për 68 vite ajo ka kryer afërsisht 4 operacione në ditë në Ryazan City Hospital, në afërsi të Moskës. Ajo është vetëm 150 cm e gjatë kështu që ka një stol të veçantë për të qënë të sigurtë që mund të arrijë pacientët e saj.

Për 30 vjet Ilyinichna ka qënë një mjeke në lëvizje, ku ka trajtuar pacientët që jetonin në zonat e egra të Rusisë. Dhe më pas u rikthye në Ryazan ku u rrit dhe studioi.

“Të jesh doktor nuk është thjesht një profesion, por një stilë jete. Kur të ndaloj unë, kush do i bëjë operacionet?”, ka thënë ajo në një intevistë për Lite FM kur u pyet se a ka ndërmend të tërhiqet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button