Home / roze / Depp në buzë të humnerës

Depp në buzë të humnerës

Është i njohur për ekzagjerimet dhe shpenzimet e larta, por mesa duket stili i jetesës që Johnny Depp ka ndjekur në 20 vitet e fundit po e çon drejt rrënimit.

Ylli hollivudian, sipas mediave amerikane, ndodhet në vështirësi ekonomike dhe rrezikon të përfundojë i mbytur në borxhe.

Lajmin për gjendjen e rëndë të financave të aktorit 54-vjeçar e bën të ditur Management Group, shoqata që për 17 vjet, deri në 2016, ka menaxhuar financat e tij. Mes kreditorëve është edhe vetë agjencia në fjalë, që i ka huazuar aktorit 4.2 milionë dollarë në vitet e fundit.

Pasi kërkoi dhe nuk siguroi dot kthimin e borxhit, kompania ka vendosur të padisë ish-klientin e saj për të marrë shumën që ai i detyrohet.

Protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” duket se nuk e ka pritur mirë këtë veprim dhe 13 janarin e kaluar paraqiti vetë një aksion kundër Management Group, duke kërkuar një rimbursim prej 25 milionë dollarë. Depp e akuzon kompaninë se ka keqmenaxhuar paratë e tij, duke e çuar në buzë të humnerës.

“Për 17 vjet, grupi i menaxhimit ka bërë të pamundurën për të mbrojtur aktorin nga vetëvetja”, ka sqaruar Michael Kump, avokat i Management Group.

Leave a Reply

%d bloggers like this: