Home / Politika / Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare ka nisur mbledhjen e drejtuar nga Presidenti Bujar Nishani.

Çështja kryesore e diskutimeve do të jetë ajo për mos arrestimin e Klement Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se nga Kryeministria nuk ka asnjë përfaqësues, pas refuzimit që Kreu i Shtetit i bëri zëvendësimit të tij me Niko Peleshin (zëvendës kryeministër).

I pari që ka shkuar në Presidencë ka qenë kreu i Kuvdit, Ilir Meta.

Prezent në këtë mbledhje janë: Ministrja e Mbrojtjes, ministri i Brendshëm, ai i Jashtëm si dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë.

Gjithashtu marrin pjesë: kryeprokurori, kreu i SHISH, drejtori i Policisë së Shtetit si dhe Spartak Braho, kreu i komisionit të Sigurisë.

Kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë është bërë pak ditë më parë nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.