Home / Politika / Petrit Vasili betohet para presidentit Nishani, merr zyrtarisht detyrën e ministrit

Petrit Vasili betohet para presidentit Nishani, merr zyrtarisht detyrën e ministrit

Petrit Vasili është zyrtarisht ministër i Drejtësisë, pasi u betua ditën e sotme para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi me 76 vota pro, dekretin e Presidentit që emëron Petrit Vasilin në postin e Ministrit të ri të Drejtësisë. Petrit Vasili zëvendëson në këtë detyrë Ylli Manjanin.

Dekreti i shkarkimit të Manjani u miratua dje me 74 vota pro, 3 vota kundër dhe 1 abstenim.

Ylli Manjani u shkarkua nga Rama ditën e hënë, ndërsa akuzoi kryeministrin se vendimi ishte hakmarrje, pasi foli pa leje dhe lëshoi akuza për kanabisin dhe Balilin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: