roze

Bastvënësit kuotojnë të dashurën e re të Mario Balotellit

rosietapner1Menjëherë pas ndarjes së Balotellit, bastvënësit kanë nisur kuotimin se cila mund të jetë e dashura e re e futbollistit.

Mario Balotelli e ka fshirë nga Instagrami Fannyn, por edhe ajo tashmë ka vendosur të fotografohet pa unazën e fejesës. Marrëdhënia mes futbollistit dhe modeles belge ka përfunduar vetëm disa ditë pas transferimit nga Milani te Liverpuli.

Balotelli i kishte rrëfyer miqve të tij, që e kishte mbyllur historinë me Fanny Negueshan, të cilës vetëm disa muaj më parë, gjatë Kupës së Botës në Brazil, i kishte premtuar që do të martoheshin. SuperMario i ka thënë miqve të tij se ka një të dashur të re, një modele të mrekullueshme shumë të famshme.

Bastvënësit mendojnë se e dashura e re e “djalit të keq” të futbollit mund të jetë 18-vjeçarja Rosie Tapner dhe, sipas “Betpassion”, ajo është kuotuar me koefiçientin 3.5.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button