roze

“Kur unë dhe Beyonce jemi njësoj shtatzënë”

Edhe shkrimtarja australiane e njohur ndërkombëtarisht, Zoe Foster-Blake ka zgjedhur një mënyrë sa të veçantë dhe për të qeshur për të treguar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Me bashkëshortin, Hamish Blake ata kanë një djalë, Sonny, por tashmë 36-vjeçarja bën të ditur se është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të dytë.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ka imitur atë të Beyonce, foto që shënoi dhe rekordin e ri për pëlqime në Instagram, me mbi 7.5 milionë të tilla.

Në diçiturën e fotos ajo shkruan: “Kur unë dhe Beyonce jemi shtatzënë në të njëjtën kohë jemi shumë të lumtura. Ne bëmë një pakt shoqesh të mira që të publikonim një lajm me një koncept të lartë, me një foto me lule dhe të brendshme më 2 shkurt. Por jo vetëm që “shoqja ime e mirë” e dha lajmin më 1 shkurt, i shtoi dhe një fëmijë që ta bënte njoftimin më të veçantë. Fatkeqësisht, siç dhe mund ta shihni, lajmi i tradhëtisë së saj erdhi përmes fotove, por e morët thelbin”. Postimi shoqërohet me hashtagun allthesinglebabies.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button