Home / Kronika / Greqi, ndërron jetë edhe burri i familjes shqiptare të grabitur

Greqi, ndërron jetë edhe burri i familjes shqiptare të grabitur

Ka humbur jetën në një spital të Athinës edhe kryefamiljari i familjes shqiptare që u sulmua prej grabitësve pak ditë më parë.

Spitali “Thriasio” ka njoftuar se i plagusuri Thanas Cura, i dërguar në këtë spital gjatë orëve të para të mëngjesit të datës 3 shkurt 2017, ka humbur betejën me vdekjen.

Sipas spitalit, plagët e tij ishin tepër të rënda dhe ai u dërgua në spital në gjendjen e vdekjes klinike.

Pavarësisht garës me kohën, mjekët e spitalit nuk mundën ta shpëtojnë viktimën, 53 vjeç. Pas këtij zhvillimi tragjik, arrin në dy numri i viktimave të grabitjes së armatosur të ndodhur në familjen shqiptare.

Gjatë tentativës për grabitje, dy të dyshuarit, për të cilët vajza e viktimave deklaroi se flsinin mirë shqip, humbi jetën në vend Eleni Curi, 50 vjeç, gruaja e viktimës dhe u plagos me thikë edhe djali 28-vjeçar, person me aftësi të kufizuara.

Policia thotë se ka marrë në pyetje rrethin shoqëror të viktimave, pasi, sipas dëshmisë së fëmijëve të tij, Thanas Curi u dëgjua t’u thotë në shqip grabitësve, “mua më gjetët, që jemi shokë”.

Autoritet thonë se është çështje kohe arrestimi i ekzekutorëve të familjes shqiptare, ngjarje kjo që ka shokuar opinionin vendas.

Leave a Reply

%d bloggers like this: