Kronika

Ish-inspektorja e BSH në Kuvend: Departamenti i kontrollit s’ka funksionuar

banka1Ish-inspektorja e Bankës së Shqipërisë në vitet 2006-2010, Teuta Baleta ka qenë sot në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë ku ka raportuar me detaje punën e saj gjatë periudhës së mësipërme.

Baleta ka theksuar se departamenti i kontrollit të bankës nuk ka funksionuar siç duhet për shkak të ndërhyrjeve në kompetencat e inspektorit të përgjithshëm.

Ish-inspektorja bëri me dije se ka vënë në dijeni guvernatorin për çdo parregullsi që ka hasur në punën e saj, por shtoi se fakti që problemi mbetet ende i pazgjidhur tregon për dështimin e Këshillit Mbikëqyrës, i cili sipas saj është një organ kolektiv vendimmarrës dhe nuk mund te fajësosh nje individ te vetem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button