Home / Politika / Parlamenti Evropian voton më 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Evropian voton më 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Evropian vendosi zyrtarisht të votojë më 14 shkurt rezolutën për Shqipërinë, bazuar në raportin e përgatitur nga eurodeputeti Knut Fleckenstein dhe të miratuar në Komisionin e Jashtëm.

Votimi i raportit dhe rezolutës vjen vetëm 5 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, të cilat bashkë me zbatimin e reformës në drejtësi shihen si kusht për integrimin evropian.

Komisioni i Jashtëm i PE-së miratoi më 31 janar draft-rezolutën për Shqipërinë.

Në dokument vlerësohej progresi i vazhdueshëm mbi reformat që lidhen me BE-në, në veçanti për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën reformës së thellë e tërësore në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, “Shqipëria nevojitet të zbatojë në mënyrë të besueshme reformat që lidhen me BE-në dhe të sigurojë që zgjedhjet parlamentare të qershorit të jenë të lira e të ndershme, nëse duhet të nisë negociatat e anëtarësimit në BE”, citohet në projektrezolutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.