Politika

Bllokimi i projekteve të Bashkisë, Basha sfidon Ramën në debat: Flasim ballë për ballë

basha4-320x191Kryetari i bashkisë së Tiranës njëkohësisht kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur sot gatishmërinë të përballet me kryeministrin Rama në një debat televiziv ballë për ballë, në qendër të të cilit të jetë bllokimi që sipas tij kreu i qeverisë në mënyrë të paprecedentë po u bën projekteve të Bashkisë së kryeqytetit. Deklarata e bashkisë u bë nga zona e Laprakës ku kryebashkiaku mori pjesë në inaugurimin e rikonstruksionit të kopshtit nr. 14.

Basha akuzoi kryeministrin se me bllokimin që i bëri buxhetit u privoi qytetarëve të Tiranës shërbimet që u takojnë atyre, dhe nuk janë as të Partisë Demokratike dhe as Ramës.

“Edi Rama hedh gurin dhe fsheh dorën,. Ai thotë se nuk i bllokoj unë. Unë e sfidoj të dalim para qytetarëve të Tiranës, të flasim me fakte dhe dokumente, këto dokumente flasin që Rama është arkitekti i bllokimit të veprave. Nëse është burrë mos hedhë gurin dhe të fshehë dorën”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button