Kosova

Arrestohet imami i xhamisë së Prishtinës, dyshohet për nxitje të terrorizmit

imami-320x191Mediat kosovare kanë bërë të ditur se është arrestuar imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi.

Imami Krasniqi është arrestuar në orët e para të mëngjesit dhe pas tij aksioni policor ka vazhduar me arrestimin edhe të disa personave të tjerë.

Nuk dihen ende motivet e arrestimit të tij, por emri i imamit Krasniqi është përfolur në të kaluarën për nxitje të ekstremizmit islamik.

Javë më parë, Polica e Kosovës ka arrestuar më shumë se 40 të dyshuar për terrorizëm. Për ta ka dyshime se kanë marrë pjesë ose po tentonin t’i bashkoheshin grupeve terroriste islamike, si ISIS e Al Nusra, në Siri e Irak.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button