Ekonomia

Rritja e çmimit të energjisë, pasojë e megaskandalit me CEZ

bozdoPartia Demokratike ka reaguar pas paralajmërimit të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri për rritje të çmimit të energjisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti demokrat,  Eno Bozdo deklaroi se kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e drejtpërdrejt e megaskandalit të marrëveshjes me CEZ që është denoncuar vazhdimisht nga PD.

“Nuk do të kishte rritje nëse CEZ-it nuk do i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar; Nuk do kishte rritje nëse qeveria nuk do të kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 3 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar”, theksoi Bozdo.

“Faturat janë rritur sepse qeveria është e paaftë të luftojë vjedhjen e energjisë. Janë “fryrë” faturat e energjisë për bizneset dhe janë rikthyer ato aforfe. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë rritje”, tha Bozdo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button