Home / Politika / DASH: Besim të plotë tek ambasadori Lu

DASH: Besim të plotë tek ambasadori Lu

Departamenti Amerikan i Shtetit ka besim të plotë tek Ambasada dhe Ambasadori amerikan në Shqipëri. Këto janë deklarata zyrtare ekskluzive për Top Channel, i cili iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit pas artikullit të “Huffington Post”, ku Luke Cofey drejtor i politikave të Jashtme në Heritage Foundation, kritikon politikat e SHBA ne Ballkan dhe konkretisht për Shqipërinë, ndërhyrjen e Ambasadorit Donald Lu në politikat e brendshme. Top Channel kontaktoi Departamentin Amerikan të Shtetit.

Top Channel iu drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit me disa pyetje pas botimit të artikullit në “Huffington Post”. Në përgjigjen e tij, DASH theksoi mbështetjen për punën e Ambasadës dhe reformën në drejtësi, duke thënë se të gjithë në Shqipëri kanë kërkuar përfshirjen e SHBA në këtë proces.

“Politika që SHBA ndjek në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin në BE dhe reformat që çojnë drejt këtij synimi. Kjo përfshin mbështetjen për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar prej mëse një viti në bashkëpunim me liderët në qeveri dhe parlament, opozitë dhe shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar që të miratohet dhe zbatohet një reformë e rëndësishme në drejtësi. Si qeveria ashtu dhe opozita kanë kërkuar përfshirjen SHBA në proces përfshi monitorimi e zbatimit të reformës. SHBA do të vazhdojë të deklarohet në favor të studimit të ligjit dhe reformës në drejtësi dhe kundër përpjekjeve për ta manipuluar  zbatimin e saj. Siç e kemi thënë edhe më datë 3 shkurt, DASH ka besim të plotë tek ambasada jonë dhe ambasadori Lu”, thuhet në reagimin zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit dhënë ekskluzivisht për Top Channel.

Leave a Reply

%d bloggers like this: