Politika

Basha: Dako po rrënon pasurinë historike të Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako se po shkatërron për interesa personale e financiare pasurinë arkeologjike tw Durrwsit.

Në sheshin Veliera të Durrësit, Basha deklaroi se po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt, sipas tij, të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos, me të njëjtin klient si në rastin e stadiumit “Qemal Stafa”.

Në 18 shkurt i ftoj qytetarët e Durrësit që zemërimit të tyre t’i japin zë, që protestës së tyre t’i japin formë duke u bashkuar në Tiranë. Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për të mbushur xhepat e dyshes Dako-Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute që kurrë nuk kanë qenë më të mprehta për Durrësin dhe qytetarët e tij”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button