Home / Politika / Basha, takim me biznesin gjerman: Do të ulim taksat

Basha, takim me biznesin gjerman: Do të ulim taksat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim biznesin gjerman që ndodhet në Shqipëri dhe atij që kërkon të investojë në vendin tonë.

Sipas Bashës, qeveria Rama ka rritur me 1.5 miliard dollarë.

Në këto vite të qeverisë Rama, taksat janë rritur me 1.5 miliardë dollarë. Çdo shqiptar është detyruar që të paguajë 500 dollarë më shumë gjatë viteve të kësaj qeverie.

Ne do të ulim taksën e sheshtë. Do heqim tatimin mbi dividentin. TVSH do të ketë një shkallë të vetme tatimore prej 15%. Tatimi i biznesit të vogël do të jetë kuote fikse, 1,5 % të xhiros  e cila do të zëvendësoje tatimin mbi të ardhurat dhe TVSH.

Paratë e taksave, në shërbim të taksapaguesit”, është shprehur Basha gjatë fjalës së tij me biznesin gjerman.

Sipas kreut të PD-së, “abuzimet e qeverisë me investime në zyra, makina, buzëkuqë etj, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 310 milionë dollarë. Këto investime do të bëhen zero dhe këto para do investohen për qytetarët”.

Rritja e taksave dështim i qeverisë Rama. Qeveria e parashtroi që në fillim dështimin e vet. Produkti ynë, do të jetë realist”, tha ndër të tjera gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: