Home / Kosova / Kosovë-Turqi, vullnet për thellimin e bashkëpunimit

Kosovë-Turqi, vullnet për thellimin e bashkëpunimit

 Kosovë-Turqi-vullnet-për-thellimin-e-bashkëpunimin-Hoxhaj-Songul-525x350Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë, Songül Ozan dhe Abdullah Vasi Yϋce, këshilltar për Çështje Fetare në Ambasadën turke në Prishtinë, të cilët shprehën vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj i njoftoi për progresin në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe proceseve integruese euroatlantike.
Ministri Hoxhaj i falënderoi për përkrahjen e Turqisë për Kosovën, duke shprehur vullnetin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral në projekte të përbashkëta në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare.
Gjatë takimit, u theksua se Turqia është model në kultivimin e islamit tradicional.

Leave a Reply

%d bloggers like this: