Opinion

Fenomeni Lu dhe 18 shkurti

Bedri Islami

Kur në Shqipëri u emërua ambasadori i ri amerikan, Donald Lu, për shumë kënd, edhe për autorin e këtij shënimi, zevendësimi i zotit Arvizu, ishte njëri nga ato rrethrrotullimet e zakonshme të politikës diplomatime, të cilat, pas ose aspak , luajnë boshtin e tyre.

Zoti Lu, i cili më shumë se për enigmën e përzgjedhjes së tij, barte pas vetes edhe faktin se do të ishte ndër të paktët që gjuhën shqipe e kishte marrë seriozisht në atë periudhën nga emërimi e deri tek ardhja, do të gjente një situatë tipike ballkanike, pluhrosur edhe me shijen shqiptare.

Do të jetë ambasadori i parë amerikan , i cili, pa asnjë mëdyshje, vendosi të bëhej pjesë e ndryshimeve themelore në substancën e shtetit, në njerën nga pikat më të tronditura të saj, në sistemin e drejtësisë.

Herë – herë tepër i qetë, herë herë i drejtëpërdrejtë deri në shfaqje publike, ai mori përsipër një mision të cilin ia kishte dhënë shteti i tij, por, për më tepër, vendosi të mos ishte pjesë e nenkëmbës diplomatike që i ka shoqëruar gjithnjë ata.

Që nga ambasadori i dytë amerikan pas vendosjes së pluralizmit dhe deri tek zoti Lu, të gjithë, pa asnjë përjashtim, ishin pritur si miq nga qeveritë përkatëse, ishin parë me dyshim kur kishte qenë në pushtet opozita e sotme dhe ishin shpallur armiq po nga to.

Asnjëri prej tyre nuk i ka shpëtuar këtij rreziku. Edhe zoti Arvizu, i cili provoi të ishte ledhatues i një njeriu që sapo kishte vrarë katër vetë në mesin e ditës, duke e quajtur burrë shteti, pak muaj më pas, si ndodhte zakonisht, u bë njeriu i dyshimtë që fshihej pas kryeprokurores së përgjithshme dhe, më pas, edhe ai u bë armiku i opozitës.

Për të gjithë ambasadorët amerikanë pushteti i Berishës, përmes lobimeve miliona dollarësh, në firma të njohura pranë miqve të afërt të zotit Soros, ka tentuar dhe nga njëherë ia ka arritur të sjellë largimin e tyre. Zakonisht kjo është bërë në muajt e fundit të mandatit të tyre.

Për zotin Lu , opozita dhe një pjesë e qeverisë nuk kanë pritur kaq gjatë. Dyshimi dhe pastaj angazhimi për të hequr qafe diplomatin e lartë amerikan në Shqipëri, i cili, duhet thënë, i vuri në rrjesht dhe i detyroi të miratohen ndryshimet kushtetuese pa asnjë kundërshtim, ka filluar që heret dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Njeriu i parë që duhet t largohet nga Shqipëria, për berishistët e të gjitha niveleve të larta, është pikërisht ambasadori amerikan, dhe, sipas mendësisë së tyre, largimi i zotit Lu, do të ishte edhe shpëtimi i tyre, jo thjeshtë politik, por edhe ai juridik.

Nuk është e vështirë të gjesh informacion të saktë për grabtjet që kanë ndodhur e vazhdojnë të ndodhin në shtetin shqiptar. Në ambasadat e huaja, por edhe në institucione të rëndësishme ndërkombëtare, në jo pak raste, “shemrit” politikë, edhe brenda një vathe, paraqiten shpesh herë vullnetarisht ose informojnë e zell për “bëmat” e kundërshtarëve, por edhe të kolegëve të tyre.

Nga ana tjetër , jo të gjithë ata që kanë ardhur për të monituruar gjendjen në Shqipëri, janë syleshë dhe në gjumë letargjik.

Informacione të tilla, të bollshme, duket se ka edhe në duart e zotit Lu, të strukturës që aipërfaqëson, dhe , sa më shumë të dije njeriu i hekurt nën atë pamje të qetë, aq me shumë përpiqen për largimin e shpejtë të tij.

Dërgohen artikuj nga Tirana në media të ndryshme amerikane, sponsorizohen figura politike për një deklaratë, thirren në ndihmë teoritë soroiste, ftohen figura të ndryshme politike për të dëshmuar se rruga e Donald Lu-së i bie ndesh interesave evropiane, dhe tani, si rrugë e fundit për të shpëtuar çka mund të shpëtohet, po përgatitet më zel të jashtëzakonshëm, një  ngjarje , e cila bart gjithë shpresën e tyre, 18 shkurti.

18 shkurti, më shumë se sa një përpjekje për rrëzimin e qeverisë, që nuk mund ta bëjnë kurrë, është një përpjekje serioze, ndoshta më seriozja e deritashme, për të larguar ambasadorin amerikan, zotin Donald Lu, duke e paraqitur si njeriun e aferave pro qeveritare, si njeriu që merr të drejtën të ndërhyjë në çështjet e drejtësisë, që ka klientelën e tij dhe kjo klientelë është në qeveri, që kërkon destabilizim dhe rrëmujë politike.

Deklaratat politike të prokurorit të përgjithshëm të Republikës, Llalla, ishte parathënia e 18 shkurtit. Zoti Llalla harroi se koha e tij në këtë post është më e gjatë se koha e zotit Lu si ambasador. Megjithatë, në të gjithë këtë hapësirë kohore, me gjithë bujën e shtatorëve, nuk u bë asgjë. Aferat më të mëdha u mbyllën pikërisht në kohën e tij. Çuditë më të mëdha juridike ndodhln pikërisht në këtë kohë. Në fund, duke dashur të verë vetulla, zoti Llalla, nxorri një të vërtetë që, kur puna e prokurorit të përgjithshëm përzihet me politikën, atëherë askush nuk pret një të mirë prej saj.

Kufirin “tek thana” kërkoi të ia vendosë edhe zoti Meta, duke i treguar se “ ky vend ka zot” dhe se, në emër të atdhedashurisë dhe mëvetsisë, vetingun , nuk do e bëjnë të huajt, por do e bëjnë vetë shqiptarët. Tingëllon bukur në shqip, po të mos kishte një emër pas vetes zoti Lu, Shtett e Bashkuara. Nëse do të ishte shkuar gjithnjë me këtë teori “mëvetsie”, a nuk do të tingëllonte naive sikur në vitet 1998 dhe 1999 Shqipëria, ku zoti Meta ishte zevendeskryeministër dhe i angazhuar fuqishëm pro luftës në Kosovë, t’i thonte Amerikës, “ rri rehat, se luftën e bjmë vetë”.

Opozita i ka ndezur të gjithë bateitë për largimin e zotit Lu dhe largimi i tij do të ishte, sipas tyre, shpëtimi i tyre. 18 shkurti pikërisht për këtë përgatitet.

Deklarimet e “zjarrta” të shefit juridik të shqupasve, Bashës, se do të rrëzojmë qeverinë, nuk i besoj as ai vetë. Ai po i fton njerëzit për një përmbysje , por duke mos ndodhur asgjë e tillë, më të zhgënjyerit, do të jenë vetë të thirrurit.

18 shkurti do të jetë prova më e hapur e ndeshjes mes një opozite të çoroditur, të frikësuar nga humbja dhe nga fati përsonal i familjes, me qëndrimet politike të një ambasadori të fuqishëm, me gjithë pamjen e butë, i cili, fatmirësisht, nuk ka sjellur në këtë treg të politikës, mendimet e tij vetjake.

Do të jetë njëra ndër përplasjet më të hidhura në historinë e tre dekadave të fundit. Çuditërisht përballë njëra tjetrës nuk do të jetë qeveria e së majtës me opozitarët e së djathtës. Do të jenë përballë, megjithëse të maskuar nga njëra anë, të djeshmit që  kishin në thirrjet e tyre të para ëndrën amerikane dhe bartësit e ëndrrës.

Çudi! Si vjen koha! Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, por shumë vetëve u është dashur kohë ta kuptojnë. Do ta kenë edhe më të qartë pas 18 shkurtit. Dramat e mëdha shpesh herë kanë një fillim ëndrre dhe një përfundim tragjik.

Related Articles

Comente

  1. I njoranca shqipetare eshte e pa mateshme.Kopete e hajduteve te nipit te ahmet zogu,Fatos Nano.Ilir Meta Sali Brisha nuk duan shqiperine ne Europe dhe perendim.Kete ata hajdute nuk do ta realizojne kurre.

  2. Kjo opozit esht ajo qe ka vjedhuddhur, ka vrare, ka shkateruar shtetin, duke e ngrtur krimin dhe koorupsjonin ne nivelet me te larta ne Balkan e me gjer. ka cperfytyruar njeriun, duke e bere harbut, vjedhes votash, dritash, pronash publike e private, shkaterus te arsimit, ne te gjitha nivelet. Kjo opozit per me shum se nje vit e sabotoi rreformen ne drejesi dhe pse ju bashkua shumices me 20 Korik dhe u mbur se e beri rreformen ne drejtesi, mbas nje jave filloi cdo dit e jave ta sabotoi, sespse kerkon me cdo kusht te ruaj ate drejtesi qe me ndikimin e PD, e degjeneroi dhe e kooruptoj ne masen me te madhe, deri sa nje pjes kaluan edhe ne degjenerim moral. Sikur te mos mjaftonin gjith keto te keqia, jan hedhur ne sulm kunder SHBA, BE, e ketyre vendeve, qe po bejne cmos me perfaqesusit e tyre ta clirojne vendin ton nga krimi , koorupsjoni, qe i ka zen fytin popullit tone. Harojne keta karierist te etur per pushtet, se pa ndihmen e Amerikes sdo ekzistonim si komb, ndihme qe fillon nga 1920 e ne vazhdimesi edhe ne ditet toona, kane dhen e na japin ndime te jashtezakonshme per te ber shtet ligjor dhe prosperitet ekonomik. Per turpin e tyre saliu si bori e prishur, Lulezim Basha kan koh qe sulmoijne ambasadorin e SHBA, BE, zotin Donald Lu dhe zonjen Romana Vlautin, pa kembenguljene te cikeve sdo ishte ber rreforma ne drejtesi, ashtu sikurese sish ber deri dje. Qytetaret tane, duhet ta kuptojne dashakeqesin e Berishes, Lulezim Bashes dhe cakenjeve te tyre qe kerkojne me cdo kusht te largojne ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Kjo esht nje praktik e shemtuar nder vite e Sali Berishes, pore shpresojme qe populli tja jap pergjigjjen, ashtu sikunder e e mbeshtet DASH, per te vazhduar punen e per te mbeshtetur popullin ton te coj perpara rreformat, me qellim afrimi sa me pare te SHqiperis ne BE.

  3. SHBA BE te sjelle NATO ne Tirane dhe te behet pastrimi etnik i shqipetareve nga hajduterite kriminelet imoralet e Fatos Nano,Ilir Meta,Nexhmije hoxha,Sali Berisha,Adriatik Llalla dhe plehrat e PD ne drejtesi.Te digjen te gjalle familjet e tyre,hiri i tyre te flaket ne det.Keta plehra jane fatekeqesia e shqipetareve,ballkanit,Europes dhe botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button