Home / Teknologji / Ja si ta aktivizoni update-in e ri të WhatsApp

Ja si ta aktivizoni update-in e ri të WhatsApp

WhatsApp pretendon se është një nga aplikacionet më të sigurt përsa i përket sigurisë së mesazheve. Duke qenë se ofron kështu enkriptimin e tyre (kyçjen me kod).

Nëse mesazhet tuaja janë të kyçura me kod askush nuk mund t’jua lexojë ato, vetëm nëse ky person jeni ju.

Tashmë aplikacioni i chatimit ka prezantuar në update-in e tij të ri, një verifikim prej 2 hapash në momentin që e hapni (logoheni).

Ky verifikim do ju bëjë të mundur sigurinë e mesazheve tuaja me një kod 6 shifror.

Kodi do të kërkohet sa herë që dikush hyn në llogarinë tuaj të WhatsApp në një pajisje elektronike të re.

Veçoria e re është testuar në një numër të vogël të telefonave që nga nëntori, por tani ka filluar të përdoret në Android, iOS dhe Windows.

Për ta aktivizuar, përdoruesit e rinj duhet të shkojnë tek Settings dhe pastaj të zgjedhin verifikimin me dy hapa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: