Maqedonia

Rusia shlyen borxhin e BRSS-së ndaj Maqedonisë me vlerë prej 60,6 milionë dollarë

Nga TASS njoftojnë se Rusia e ka shlyer borxhin e ish BRSS-së ndaj Maqedonië në vlerë prej 60,6 milionë dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se kjo është pjesë që i përket Maqedonisë nga borxhi i BRSS-së, i mbetur në suazat të bashkëpunimit tregtar-ekonomik me ish Republikën e Jugosllavisë gjatë periudhës sovjetike.

Për momentin, vendi i vetëm nga kreditorët e isht BRSS-së, me të cilën Rusia nuk i ka rregulluar marrëdhëniet financiare është Bosnja e Hercegovinës.

Në vitin 2016 u arrit marrëveshje mes Rusisë dhe Bosnjës për shlyerjen e borxhit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button