Home / Bota / Amerika / Biden: Do ta ndjekim ISIL-in deri në ferr

Biden: Do ta ndjekim ISIL-in deri në ferr

biden-do-ta-ndjekim-isil-in-deri-n-euml-ferr_hdZëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën dha një përgjigje të zjarrtë për vrasjen e gazetarit amerikan, Steven Sotloff, duke thënë se SHBA-të, Shtetin Islamik të Irakut dhe militantët e Levantit do t’i “ndjekë deri në portat e ferrit.”

“Ata duhet të dinë se do t’i përcjellim deri në ferr deri sa të vjen drejtësia në vend”, tha ai me zë të lartë audiencës në një ngjarje të mbajtur në New Hampshire dhe shtoi “Sepse ferri është vendi ku ata do të jetojnë”.

Biden kujtoi Steven Sotloffin, gazetarin të cilit iu pre koka të martën nga militantët e ISIS-it, dy javë pasi që James Foley ishte ekzekutuar po ashtu në këtë mënyrë të frikshme e cila ishte edhe incizuar në video, transmeton Telegrafi.

Duke i përshkruar këta militantë si “barbarë”, Biden u betua se amerikanët nuk do të frikësohen nga ky akt i neveritshëm.

“E kemi marrë veten pas 9/11. Kemi marrë forcën dhe jemi siguruar që Osama Bin Laden nuk do të mundet më kurrë, as që të kërcënojë amerikanët”, tha Biden.

“Ne morëm forcën, nuk fajësuam askënd por në vend të kësaj u siguruam që kjo të mos ndodhë më kurrë. Si komb jemi të bashkuar, dhe kur njerëzit i bëjnë dëm amerikanëve, ne nuk tërhiqemi. Ne nuk harrojmë asnjëherë”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.