Home / Kosova / KFOR premton angazhim për të ardhmen e Kosovës

KFOR premton angazhim për të ardhmen e Kosovës

kfor-premton-angazhim-p-euml-r-t-euml-ardhmen-e-kosov-euml-s_hdKomandanti i ri i KFOR-it, Gjeneral Majori Francesco Paolo Figliuolo, me një ndjenjë të madhe të përkushtimit dhe përgjegjësisë për të vazhduar punën e pararendësit të tij, i përshëndetë autoritet politike, fetare dhe civile, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në një komunikatë të KFOR-it thuhet se KFOR-i do të vazhdojë të ofroj një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe për të ruaj lirinë e lëvizjes në gjithë Kosovën.

Në përputhje me moton e re të KFOR-it XIX, “Shembull Përpjekje, Mirëbesim”, KFOR-i do të veprojë në sinergji me institucionet në Kosovë në nivel qendror dhe lokal, si dhe me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të mbështesë përpjekjet e UNMIK-ut, BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare, për të ardhmen prosperuese të Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: