Home / Moda / “BAFTA”, një tjetër tapet i kuq ku yjet shkëlqyen natën e mbrëmshme

“BAFTA”, një tjetër tapet i kuq ku yjet shkëlqyen natën e mbrëmshme

Mbretëria Britanike i’u bashkua këtë vit elitës Hollivudiane për ceremoninë e BAFTA-s (British Academy Film Awards) ku Princi William dhe Princesha Kate parakaluan në tapetin e kuq më elegantë se kurrë. Princesha kishte zgjedhur një fustan nga Alexander McQueen me frrudha dhe lule, tepër pranveror dhe i sofistikuar.

Meryl Streep shkëlqeu me Givenchy. Një ndërthurje e pantallonit të gjerë casual klasik, lingerie dantellë dhe xhaketë në formë pallto me jakë shalli. Detajet e kopsave dhe shiritat prej goldi i’a shtonin shkëlqimin aktores më të mirë të vitit duke i dhuruar një pamje tëpër fisnike.

Michelle Williams dhe Sophie Turner kishin zgjedhur Louis Vuitton për mbrëmjen ku copat me temina e shkëlqim ishin ato që dallonin. Për dy bjondet elegante të Hollivudit duket se komentet kanë qënë tepër pozitive.

Shfletoni galerinë dhe na jepni opinionin tuaj për Emma Stone dhe Autoren e Harry Potter, J.K.Rowling. Si ju dukën artistet në këtë dalje të tyre?

Leave a Reply

%d bloggers like this: