Kronika

Shfajësimi i “Hakmarrjes”, KLD hetim gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet për shkelje disiplinore ndaj disa gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda.

Hetimi është nisur me kërkesë të presidentit të Republikës, Bujar Nishani, pas shpalljes së pafajshme të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, e konsideruar përgjegjëse për akte të rënda kriminale.

Gjyqtarët subjekt të këtij hetimi janë Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallco, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.

Konkretisht, KLD do të verifikojë veprimtarinë e gjyqtarëve, që dyshohen për akte dhe sjellje që kanë çuar në vendime të paligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button