Home / Rajoni / Maqedonia / 318 amandamente për propozim-rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë

318 amandamente për propozim-rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë

Gjithsej 318 amandamente janë propozuar për propozim-rezolutën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian (PE), propozim i përgatitur nga raportuesi Ivo Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimi u prezantua para Komitetit për politikë të jashtme të PE-së – AFET. Edhe këtë radhë, eurodeputetët greko-bullgarë udhëheqin për nga numri i amandamenteve dhe ata kanë dorëzuar thuajse dy të tretën e ankesave për tekstin e parë të Vajgl.

Propozimet përfshijnë kërkesa si fshirja e termit ”Republika e Maqedonisë”, ”Maqedonia”, mbiemrit ”maqedonase”. Kërkohet njohja e 100 mijë bullgarëve në Maqedoni, shënim të përbashkët të festave historike me Bullgarinë, etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: