Home / Teknologji / Samsung së shpejti me telefona që palosen

Samsung së shpejti me telefona që palosen

Shumë shpejt kompania gjigande e smartphone-eve Samsung mund të prezantojë telefonat që palosen. Në raportin e ri thuhet se Samsung mund të mos i lançojë smartphone-t e palosshëm deri në vitin e ardhshëm, me prodhim masiv duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2018.

Arsyeja kryesore për vonesën thuhet se është për shkak të çështjes teknike e cila përfshin komponentin kryesor të smartphone-ve të palosshëm.

Një burim i afërt me kompaninë ka thënë se “ndërsa shtresat PI të ekraneve janë duke u prodhuar në një vëllim të madh aktualisht, prodhimi masiv i kornizave nga plastika me bazë të shtresave PI e me cilësi të lartë nuk priten të vijnë deri në gjysmën e parë të vitit 2018”.

Edhe nëse kompania koreane zgjedh që t’i prezantojë smartphone-t e palosshëm në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), ata do të jenë prototipet e parakohshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.