Home / Parlamentare / Meta pas takimit me Lu: Dekriminalizimi, jetik për zgjedhjet ardhshme

Meta pas takimit me Lu: Dekriminalizimi, jetik për zgjedhjet ardhshme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi so se zbatimi i reformës në drejtësi dhe përmbyllja e reformës zgjedhore ishin dy çështjet kryesore të diskutuara të martën mes tij dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Meta e vlerësoi si tepër konstruktiv dhe bashkëpunues takimin e sotëm, “që është në vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi, në mënyrë parimore dhe duhet luajtur për të mbyllur reformën zgjedhore, që duhej të ishte përmbyllur sa më shpejt sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, por dhe në rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminalizimit, si mjaft jetik për standardet e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe në besueshmërinë e tyre”.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e djeshme të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, që e konsideroi “ekstrakushtetues” bordin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit(ONM), kreu i Kuvendit u përgjigj se “nuk jam këtu për të diskutuar për detaje apo për çështje të ndryshme, por për të konfirmuar vullnetin tonë për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet brenda vendit, që kanë përgjegjësitë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi, dhe sidomos me ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe me SHBA-në, si partner kyç në këtë reformë, por dhe si faktor shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s”, deklaroi Meta në prononcimin për gazetarët nga kryesia e Kuvendit

Leave a Reply

%d bloggers like this: