roze

Një fatkeqësi për Tom Cruise

Nëna e Tom Cruise ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, ka bërë të ditur një përfaqësues i aktorit të hënën. Mary Lee South ndërroi jetë qetësisht javën e kaluar, dhe familja mbajti një shërbim memorial për të në kishën lokale Church of Scientology në fundjavë, bën të ditur revista People.

Mësohet se ajo ka patur herë pas here probleme me shëndetin. Vëllezërit dhe motrat Lee Ann Devette, 57 vjeçe, Cass Mapother, 55 vjeçe, dhe Marian Henry kanë qënë në funeral përkrah yllit të Hollivudit, Tom Cruise, 54 vjeç.

Më herët Cruise ësthë shprehur se ka një lidhje të ngushtë me nënë e tij dhe ishte ajo që e kishte inkurajuar për talentin e aktrimit. “Për ta bërë të shkurtër një histori të gjatë, ne i dhamë bekimin tonë. Dhe pjesa tjetër është histori”, është shprehur ajo për Rolling Stone në një intervistë më 1986.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button