Kronika

DEKRIMINALIZIMI – Këta janë 6 deputetët dhe 3 kryebashkiakët që rrezikojnë mandatin

Nëntë funksionarë të lartë, deputetë dhe kryebashkiakë janë në listën e prokurorisë me dyshimin se ata janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për deputetët e PS Artan Gaçi e Armando Prenga, deputetin e LSI, Gledion Rehovica, deputetët e PDIU Aqif Rakipi dhe Omer Mamo, si dhe deputeti i PD, Mhill Fufi.

Në listë janë dhe kryebashkiakët e Poliçanit, Tepelenës dhe Pogradecit.

Deputeti Artan Gaçi tha për media se se nuk është dënuar kurrë dhe nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë të vetme në asnjë prej vendeve të BE, ndaj është i habitur nga emri i tij në listë.

Por Prokuroria e Përgjithshme ka derguar tashmë në KQZ shkresat për 9 funksionarët publikë, duke kërkuar informacion se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminalizimit.

Përgjigjja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se 6 deputetët dhe 3 kryebashkiakët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit.

Kjo përgjigje është nisur të hënën drejt prokurorisë.

Kjo e fundit është e vetmja hallkë që mund të hetojë për të shkuarën e këtyre zyrtarëve, jashtë kufijve të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button