Horoskopi

Horoskopi për datën 4 shtator 2014

horoskopiDashi

Sot duhet t’i besoni vetes dhe t’i lini pas besëtytnitë e tjera që nuk bëjnë gjë tjetër veçse jua mbushin kokën me budallallëqe të pavlera. Tregohuni të kujdesshëm në mjedisin e punës pasi një ngjarje e pakëndshme mund t’jua prishë gëzimin.

Demi

Keni shumë kohë që mendoheni rreth një çështje delikate. Në vend që t’i bëni vetes pyetje pafund që nuk ia dini as vetë përgjigjen, mendoni: përse jo? Veproni sipas zemrës, sepse jeta është shumë e shkurtër.

Binjakët

Duket se fati po ju buzëqesh. Ruani pozitivitetin që e keni të vështirë ta mbani për shumë kohë dhe kini besim që universi do të rrotullohet edhe për ju. Mos harroni, të bekuara janë zemrat që përkulen por nuk thyhen.

Gaforrja

Dita e sotme do të jetë e mrekullueshme për çdo aktivitet, si fizik ashtu edhe mendor. Vini në jetë mendimet që keni pasur për një kohë të gjatë, sepse ka ardhur çasti t’i bëni realitet. Mos hezitoni të ndërmerrni rreziqe.

Luani

Një mërzi e hershme do të kthehet t’ju fusë në nostalgji të thellë. Vetëm një person shumë i afërt do të mund t’ju ndihmojë t’i ktheheni aktivitetit të përditshëm. Jepuni fund ëndrrave nën diell, filloni të mendoni siç duhet.

Virgjëresha

Ndrojtja që keni ndaj një personi që e pëlqeni shumë nuk do t’ju çojë asgjëkund. Nëse vërtet doni diçka, luftoni për të. Mos lini pas dore çështjet financiare, pasi mund t’ju krijojnë probleme në të ardhmen.

Peshorja

Asgjë e pazakontë me stilin tuaj të jetës. Këto ditë nuk do të keni prurje të reja, por monotonia ka filluar t’ju shijojë dhe t’ju bëjë të ndiheni të sigurt.

Akrepi

Një person i afërt do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Ndonëse nuk do arrini t’i qëndroni pranë, ndihmojeni apo jepini zemër nga larg. Një problem familjar do t’jua largojë buzëqeshjen për një periudhë të ditës, por çdo gjë do të zgjidhet.

Shigjetari

Në mendjen tuaj po vërtitet një mendim i çmendur: ta ndiqni apo ta lini t’ju kalojë? Disa gjëra vijnë për mirë në jetë, mbase ky mendim do t’ju bëjë ta gëzoni më shumë jetën në shumë aspekte. Jepuni pas të rejave.

Bricjapi

Nuk jeni të bindur për vendimet që do të merrni sot. Në familje një shqetësim shëndetësor do t’ju fusë në merak, ndërsa në çift do përballeni me xhelozi nga ana e partnerit/es. Kur të mendoni se dita po ecën keq, atëherë do të ndieni ndryshimin për mirë.

Ujori

Ashtu sikurse shenja juaj, jini sa më të rrjedhshëm në mendime dhe veprime. Ka shumë gjëra që kanë nevojë të përmirësohen te ju, por kjo nuk do të thotë se nuk keni vlera. Shumë persona ju vlerësojnë pozitivisht, rrituni!

Peshqit

Një lajm i gëzuar do t’jua largojë ndjesinë e keqe dhe shijen e hidhur të mungesës së një personi të dashur për ju. Nëse keni një problem, kërkoni ndihmë, shumë njerëz do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë dhe t’ju kthejnë buzëqeshjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button