Home / Politika / Letra/ Nishani pro Vasilit për Bordin Ndërkombëtar të Monitorimit

Letra/ Nishani pro Vasilit për Bordin Ndërkombëtar të Monitorimit

Presidenti i vendit, Bujar Nishani i është përgjigjur letrës që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili i dërgoi atij, kryeparlamentarit dhe kryeministrit Rama për problemin e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas “Panoramës” i pari i shtetit i ka dërguar sot kryeparlamentarit Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare.

Me letër zyrtare, Nishani i ka dhënë të drejtë shqetësimit të ministrit Vasili.

Sipas Nishanit “asnjë institucion apo strukturë jashtë kësaj kornize ligjore, nuk do të mund të merrte atributet e një strukture të mirëpërcaktuar në Kushtetutë”.

Shqetësimi i Vasilit

Në letrën e dërguar nga Vasili theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.

“Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur”, thuhet nѱ letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.