Home / roze / Shtëpia e re e Balotellit kushton 6 milionë euro

Shtëpia e re e Balotellit kushton 6 milionë euro

shtepiabalotelliSipas shtypit anglez, sulmuesi i Liverpulit Mario Balotelli ka shpenzuar 6 milionë euro për të blerë një megavilë. Shtëpia është e vendosur në fshatin Helsby, larg zhurmave dhe tundimit të qytetit.

Megavila e tij ndodhet rreth 35 minuta larg qendrës sportive të Melwood-it ku stërvitet skuadra e Liverpulit.

Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, një pishinë, një saunë dhe një kantinë të verërave. Por, gjithashtu nuk mund t’i mungonte edhe një pistë për uljen e helikopterëve.

Supermario ka vendosur të shpenzojnë një shumë të konsiderueshme për të patur të gjithë komoditetet  dhe luksin e mundshëm. Një ambient ku mund të kalojë pa shumë vështirësi edhe largësinë nga familja dhe miqtë e tij më të ngushtë që ndodhen në Itali.

Leave a Reply

%d bloggers like this: