Home / Rajoni / Maqedonia / Zhbogar: Jam optimist se do të zgjidhet kriza politike në Maqedoni

Zhbogar: Jam optimist se do të zgjidhet kriza politike në Maqedoni

Euroambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se BE-ja dhe Brukseli janë duke e përcjellur me vëmendje të madhe situatën me bllokimin e vendkalimit kufitar Maqedoni-Greqi në Evzoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pret që sa më shpejtë të çbllokohet ky vendkalim kufitar, ndërkaq për këtë çështje ka diskutuar edhe me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov. Në lidhje me Evzonin, më herët Frangov u dërgoi letër ambasadorit Zhbogar dhe atij grek, Giannakakis.

I pyetur për situatën politike në vend, ambasadori është përgjigjur shkurtë se është optimist për zhvillimet e mëtutejshme në drejtim të zgjidhjes së krizës politike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: