Home / Ekonomia / Ndërmarrjet e ujësjellësit keqmenaxhohen, punësojnë dyfishin e normales

Ndërmarrjet e ujësjellësit keqmenaxhohen, punësojnë dyfishin e normales

Qytetaret shqiptarë po e paguajnë shtrenjtë në faturat e ujit keqmenaxhimin e ndërmarrjeve të ujësjellësit, për shkak se kompanitë, që janë në pronësi publike, kanë punësuar staf jashtë nevojave që ndërmarrjet kanë.

Enti  Rregullator i Ujit në publikim të raportit vjetor 2016, vuri në dukje se kostot e punës zënë pjesën më të madhe në totalin e shpenzimeve të ndërmarrjeve. Përgjithësisht operatorët UK kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të burimeve njerëzore. Për vitin 2016, niveli mesatar i këtij treguesi për sektorin është 8.3punonjës/1000 lidhje.

Në rajon, ku numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është më shumë se 4-5 punonjës/1000 lidhje.

Pas kostove të personelit, kostot e energjisë elektrike janë ato që zënë një peshë tëkonsiderueshme në totalin e kostove. Për operatorët që administrojnë sisteme me ngritjemekanike si për furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura, efiçenca e energjisë ështënjë tregues mjaft i rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në këtë zë të shpenzimeve, referon ERU.

Ulja e kostos së energjisë elektrike për shërbimin e furnizimit me ujë është e lidhur edhe me  përmirësimin e disa treguesve të tjerë si reduktimi i humbjeve, vendosja e matësave por edhe me një menaxhim më të mirë të sistemit të furnizimit me ujë, të cilat sjellin uljen e vëllimit të ujit të prodhuar dhe për rrjedhojë edhe ulje të konsumit të energjisë.

Keqmenaxhimi i ndërmarrjeve dhe kostot e larta kanë bërë që çmimi i fatures së ujit është shumë afër kufirit që vlerësohet se duhet tëpaguaje një familje.  Synim është që fatura e ujit të mos zërë më shumë se 5 për qind te të ardhurave. Por tarifa e ujit në qytete të tilla si Durrësi dhe Tirana ku jeton gati gjysma e popullsisë së vendit është mbi 4 për qind të të ardhurave mujore.

Aktualisht vetëm qyteti i Korçës aplikon tarifa që janë pak nën nivelin e përballueshmërisë për kategorinë e mësipërme. Analiza e mësipërme nuk është e mjaftueshme për arritjen e konkluzioneve sa më të drejta në lidhje me përballueshmërinë.

Në të nuk merren parasysh edhe kosto të tjera shtesë që konsumatorët janë të detyruar të paguajnë për shërbimet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, si blerja e depozitave dhe pompave individuale, shpenzimet e energjisë elektrike nga pompat, blerja e ujit për pirje me shishe etj, që i rrisin realisht këto kosto me mbi 150-250% të tarifës së aplikuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: