Home / roze / Mel Gibson zhytet në botën e superheronjve

Mel Gibson zhytet në botën e superheronjve

Mel Gibson është në bisedime me Warner Bros. për tu bërë regjisori i filmit të dytë “Suicide Squad”.

Aktori i famshëm, i cili kohët e fundit ka nisur edhe një karrierë të suksesshme si regjisor, me filma si “Hacksaw Ridge”, është në fazat e para të bisedimeve.

Vetëm disa muaj më parë, Mel Gibson thonte se nuk ishte aspak i interesuar për të marrë pjesë në filma me superheronj. “Nuk më pëlqejnë fare. Ka një ndryshim mes superheronjve realë dhe atyre të novelave grafike. Superheronjtë realë nuk veshin rroba llastiku”.

Edhe pse filmat “Batman v Superman” apo “Suicide Squad” kanë qenë shumë të suksesshëm në “box office”, kritika nuk i ka pritur aspak mirë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: