Maqedonia

Prokuroria Speciale heton kompaninë ”Media Print Maqedonia”

Disa hetues të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) janë futur në kompaninë Media Print Maqedonia. Joyzrtarisht, Nova TV mëson se PSP-ja ka nisur procedurë për punën financiare të kompanisë që i ka nën pronësi gazetat ”Utrinski”, ”Dnevnik”, dhe ”Vest”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën kohë, punëtorët kanë dalë në grevë nën organizimin e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve medial.

Gazetarët mbajnë grevë për shkak të vonesave në rrogë, por edhe për probleme tjera gjatë funksionimit të përditshëm të gazetave. Pak para fillimit të grevës, mbrëmë, kompania shiti pjesë të shitoreve ”Orka Holding” te afaristi Jordan Kamçev, si edhe ”Internet Investment Group”, pronare e të cilës është Jana Stanisaljeva.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button